16:25 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmën ndaj Kosovës për menaxhimin e COVID-19

Prishtinë, 7 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të martën zhvilloi një videokonferencë me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.


Kryediplomatja Haradinaj – Stublla e falënderoi Ambasadorin Grøndahl për ndihmën me ventilatorë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, si dhe ndihmat tjera për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.


“Me mirënjohje e falënderim për të gjithë përkrahjen e Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, e rikonfirmova nevojën për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, duke çuar përpara agjendat tona
ekonomike e politike”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.