75 Mall Live Search
23:58 / E Diele, 19 Mars 2023 / AR

Haradinaj Stublla: Fitorja e Kosovës nuk është nen i zbatueshëm, kurse e Serbisë neni 7

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla është deklaruar pas marrëveshjes së Ohrit.

Ajo thotë se fitorja e Kosovës nuk është nen i zbatueshëm i marrëveshjes ndrësa fitorja e Serbisë është neni 7 i marrëveshjes, që duhet zbatuar menjëherë, raporton Indeksonline.

“DITA PAS MARRËVESHJES SË OHRIT:

1. Fitorja e Kosovës (paprekshmëria e kufijve, dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit) NUK është nen i zbatueshëm i marrëveshjes (por preambulë) dhe rrjedhimisht çështje e patrajtuar në Aneks.

2. Fitorja e Serbisë (vetëmenaxhimi/Asociacioni dhe formalizimi i statusit special për Kishën Ortodokse) është neni 7 i marrëveshjes, që Aneksi i djeshëm e klasifikoi si nen që duhet zbatuar menjëherë!

Kaq për ‘paanshmërinë’ e ndërmjetësuesve, dhe për ‘shkathtësitë’ tona diplomatiko-ligjore ndër dekada!”, shkruan ajo./Indeksonline/