16:22 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit: S’ka leje për vizita në Kosovë, derisa të kërkoni falje për gjonocid!

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në një postim në Twitter, i ka reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit në përurimin e një spitali në Batajnicë, tha se ndihet krenar që është kryetar i një shteti, që pas 21 vitesh përfundim të luftës ka dhënë leje për të kryer gërmimet në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia, transmeton IndeksOnline.

Stublla publikisht e ka pyetur presidentin serb, si familjare e prekur nga gjonocidi i Serbisë, se “A ndjehet pokaq krenar” edhe kur ka qenë në tavolinën kur u mor vendimi për të kryer këto krime?

 Teksa edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer.