Haradinaj-Stublla i uron shërim të shpejtë Shqiprim Arifit, i siguron trajtim të sigurt edhe në Kosovë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa është shtruar në Spitalin e Nishit. I njëjti madje ka treguar se ditë më parë ka kryer edhe testin për COVID-19, por që ka rezultuar negativ.
“Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital”, ka shkruar ndër të tjera ai.
E, ministrja kosovare e Punëve të Jashtme, e shqetësuar për gjendjen e Arifit, ka zhvilluar një bisedë telefonike, ndërsa atij i ka ofruar trajtim të sigurt edhe në Kosovë.
