75 Mall Live Search
16:05 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj – Stublla jep lajmin e mirë: U jetësua pavarësimi energjetik i Republikës së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo ka njoftuar se sot është jetësuar pavarësimi energjetik i Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i saj i plotë:

Sukses i plotë, u jetësua pavarësimi energjetik të Republikës së Kosovës.

Sot u mbajt takimi i radhës i RGCE – ENTSO-E, ku suksesshëm u votua hyrja në fuqi e marrëveshjes së kyçjes në mes Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E), e nënshkruar më 30 qershor 2020.

Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë operatorët nga shtetet mike por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që votuan dhe na përkrahen në kuadër të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, që nga sot marrëveshja të hyjë në fuqi.

Jetësimi i pavarësisë energjetike për Republikën e Kosovës, është një lajm i rëndësishëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe plotësimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Shpreh mirënjohjen e thellë Gjermanisë, Francës, Italisë dhe gjitha vendeve anëtare të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

Urime Kosovë e dashur!