Haradinaj-Stublla kërkon nga Presidentja Osmani urgjentisht një “Tryezë Uniteti” më të gjitha partitë parlamentare

Ish ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas takimit të kryeministrit Kurti në Bruksel.
Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani që të ftojë urgjentisht ‘Tryezë Uniteti’ më të gjitha partitë politike parlamentare dhe që bashkërisht të bëje një rishikim strategjik për pozicionimin e Kosovës në Dilogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas saj, vetëm përmes kësaj tryezë Kosova do të ndihmohet nga ‘vorublli i rrezikshëm ku gjindet sot’ ashtu siç e ka quajtur ish-ministrja, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
ASGJË E RE!
Dialogu i ndërmjetësuar nga Lajcak e Borrell tash e sa kohë dukshëm anon kah Serbia, duke toleruar shkeljet e saj, e duke kushtëzuar pafundësisht Kosovën.
Presidentja të ftojë urgjentisht ‘TRYEZË UNITETI’ me të gjitha partitë politike parlamentare dhe bashkërisht të bëjnë një Rishikim Strategjik të pozicionit të Kosovës në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Kryeministria pastaj – të bëjë publik dhe të përfaqësojë qëndrimin e dakorduar të unitetit politik. Vetëm kështu ndihmohet Kosova nga vorbulli i rrezikshëm ku gjindet sot!
I ashtuquajturi ‘Asociacion i komunave me shumicë serbe’ i nënshkruar më 2013/2015 – pakëson dhe dobëson sovranitetin e Kosovës, dhe forcon Serbinë zyrtare në Kosovë për të mbajtur pastaj përjetësisht peng shtetin dhe qytetarët serb të Kosovës. Andaj si i tillë – do të duhej të refuzohet nga të gjithë – përfshirë partitë që e kanë nënshkruar – pa u menduar dy herë.
Dialogu ka kuptim vetëm kur udhëhiqet nga një ndërmjetësues që nuk e injoron të vërtetën.