13:28 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / MSH

Haradinaj-Stublla: Kosova kishte nevojë për solidarizim kombëtar nga Shqipëria, e jo për reagim diplomatik!

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se Kosovës i është nevojitur solidarizim kombëtar e jo të fajësohej.

E ftuar në TOP-News, ajo ka thënë se Edi Rama veproi pa mbajtur anë, duke bërë njëjtë siç bënë edhe shtetet e BE-së karshi Kosovës.

“Dua të them se Kosova kishte nevojë nga ana e Shqipërisë per një solidarizim kombëtar e jo për reagim diplomatik, siç bëri kryeministri Rama. Ai e bëri atë që bënë edhe shtetet e BE-së, domëthënë që të mos marrë anë dhe të fajësojnë në një farë forme Kosovën, e cila është plotësisht në të drejtën e saj në atë që bëri, se nuk u koordinua me aleatët” tha Haradinaj-Stublla.

Ajo shtoi se pavarësisht se çfarë thonë në mediat vendore, përpara ndërkombëtarëve ne mbrojmë Kosovën.