09:52 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla, kryediplomatja e parë, që do të nisë diplomacinë zyrtare me Izraelin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë pëlqimin për themelimin e misionit diplomatik, në Izrael.

Ministrja e AAK-së do të jetë kryediplomatja e parë, që do të ketë rastin nisjen e raporteve zyrtare diplomatike me shtetin e fuqishëm, Izraelin.

“Ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në një takim konsultativ me kryeministrin Hoti mora pëlqimin për dërgimin e propozim dekretit te presidenti i Republikës së Kosovës për themelimin e misionit diplomatik të Kosovës në Israel”, shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim./Indeksonline/