19:22 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësohet nga amerikanët

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo thotë se udhëheqja amerikane është thelbësore për të arritur përparime diplomatike që synojnë stabilitetin dhe paqen në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

“Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë gjithashtu duhet të ndërmjetësohet nga udhëheqja amerikane”, thotë ministrja.