75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla: MB mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar me Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Sarah MacIntosh.

Ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë, shkruan Indeksonline.

Në atë takim u diskutua për rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Kosovë, nga misioni i çlirimit, rindërtimit, pavarësisë, dhe tani kur edhe Forca jonë e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes janë rreshtuar krahas aleatëve si kontribues të sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

Përfaqësuesen MacIntosh e njoftova për përpjekjet tona të intensifikuara tani për integrim në strukturat euro-atlantike, duke kërkuar edhe inicimin e dialogut politik që do të siguronte në përputhje me obligimet dhe përgjegjësitë integrimin e Kosovës në NATO“, ka shkruar ministrja në Facebook.