15:18 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla mbledhë shefat e ministrisë, nis seriozisht punën

Meliza Haradina-Sutblla e ka nisur me seriozitet të lartë punën si ministre në MPJ.

Ajo sot ka mbledhur në takim të gjithë drejtuesit e të gjitha dikastereve të kësaj ministrie, për të kuptuar më shumë për gjendjen ekzistuese, sfidat dhe për të marrë rekomandimet e nevojshme për vazhdimësinë e punës në këtë ministri.

“Sot zhvillova një takim me drejtuesit e dikasterëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për t’u familjarizuar me gjendjen ekzistuese dhe sfidat.

Shpreha përkushtimin tim, që çështja e diasporës, të jetë një nga prioritetet funksionale.

Ky takim, ishte i pari në vazhdën e vendosjes së një praktike të re të funksionimit në Ministri, me qëllimin te vetëm – rritjen e dinamikës në punë, llogaridhënien dhe adresimin me kohë të çështjeve më të rëndësishme për politikën e jashtme dhe diasporën” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.