Haradinaj-Stublla merr mbështetje të madhe nga rinia e Gjakovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori sot përkrahje nga rinia e Gjakovës.
“Në Gjakovën e dashur, djep i kulturës, arsimit dhe atdhetarisë, në vendin që frymon rini të përjetshme dhe përparimtare, morëm mbështetje për marrjen e fateve të Kosovës në dorë të popullit të saj”.
Haradinaj-Stublla tha se Kosova është mirë, kur rinia e saj është mirë, edhe për këtë na duhet të punojmë bashkë që t’i japim fund pritjes 21-vjeçare për të zgjidhur problemet me Serbinë, edhe të shohim para për të ardhmen e Kosovës”
“Me Aleancën, çdo i ri ka përfituar nga një shtet i fortë i cili qëndron i palëkundur për të drejtën e qytetarëve të vetë, për drejtësi, përparim dhe të ardhme të sigurt. Edhe kësaj here vota e rinisë për Aleancën, i garanton Kosovës një President si Ramush Haradinaj, dhe institucione demokratike”
“Gjakova frymon Aleancë, rinia frymon demokraci!”
