Haradinaj-Stublla, merr mbështetjen e Çekisë për liberalizim vizash

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka marrë konfirmimin e Çekisë për përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimi të vizave.
Këtë e ka konfirmuar në një telefonatë me kryediplomatin çek, Tomas Petricek.
“Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtonin marrëdhënie të mira bilaterale dhe avancimi i këtij partneriteti gjithpërfshirës është në interes dypalësh.
Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček theksova se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit evroalantik.
Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Njëkohësisht i rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë-Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, shkruan ministrja Haradinaj-Stublla në njoftim./Indeksonline/