75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Haradinaj-Stublla mesazh Serbisë: Dëgjojeni Uashingtonin, njiheni pa humbur kohë pavarësinë e Kosovës

Kosovën nuk mund më kurrë askush ta kërcënojë, e më së paku ata që u gjunjëzuan në qershor të vitit 1999.

Kështu u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në një videomesazh përmes të cilit u përgjigjet kërcënimeve të fundit të Serbisë.

“Çdo tentativë kërcënimi ndaj Kosovës, është edhe ndaj NATO-s, ku së shpejti do të gjeni edhe Kosovën si pjesë të saj”, thuhet në mesazhin e shefes së diplomacisë kosovare ku i kërkon Serbisë që të dëgjojë pa humbur kohë thirrjet e Uashingtonit dhe Berlinit për njohje reciproke midis shteteve tona.

“Mesazhi nga Uashingtoni është i qartë: Njohje reciproke me Kosovën! E ftoj Serbinë t’i japë fund pa humbur kohë mohimit të realitetit të Kosovës së pavarur”, shprehet ministrja Haradinaj-Stublla.