13:35 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Haradinaj-Stublla mirëpret vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave: Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, e cila është edhe kandidate për deputete, ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatët e AAK-së, transmeton IndeksOnline.

“Duartrokas vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar Haradinaj- Stublla në profilin e saj në Facebook.

Ky rinumërim, sipas saj është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar, që pretendon përfshirjen e bashkëshortit e saj në vjedhjen e votave.

“Përsëris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike, që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara dhe t’u jepet fund shpifjeve, fyerjeve dhe shantazheve në adresën timen dhe të familjes sime”, ka shkruar Haradinaj- Stublla./IndeksOnline/