75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Haradinaj Stublla: MPJD zhduk historikun e aktiviteteve diplomatike, figuron veç Konjufca

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla thotë se kjo ministri ka zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike nga website i vet.

Ajo thekson se veç Glauk Konjufca figuron në historikun e ish-ministrave të jashtëm.

“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga website i MPJD!!! Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca! Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, shkruan ajo./Indeksonline/