Haradinaj-Stublla në Junik: Kujtimi i heroizmit deri në vetëmohim na ndriçon rrugën tonë

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë ditës së sotshme ka qëndëruar në qytetin e Junikut.
Atje bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agron Kuçi kanë nderuar heroin, Edmond Hoxha, transmeton Indeksonline.
“Kujtimi i heroizmit deri në vetëmohim na ndriçon rrugën tone”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në postimin e saj.
Postimi i plotë
Sot në Junikun heroik, që zë vend të veçantë në histori, e lokacion unik pranë Alpeve të Bekuara, takova kryetarin e komunës së Junikut z. Agron Kuçi për një bashkëbisedim të sinqertë mbi nevojat jetike për zhvillimin e qytetit.Nderuam figurën e ndritur të Heroit Edmond Hoxha dhe veprën në shërbim të atdheut.Kujtimi i heroizmit deri në vetëmohim na ndriçon rrugën tonë sot për forcimin e lartësimin e Kosovës!Lavdi e përjetshme!