Haradinaj-Stublla nënshkruan Librin e Zisë për Mbretëreshën Elizabeth, ja çfarë shkroi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka nënshkruar sot Librin e Zisë në nderim të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.
“Mbretëresha Elizabeth II do të mishërojë përjetësisht forcën, qëndrueshmërinë, dhe mençurinë që definoi epokën e saj. Si ish-ministre e Jashtme e Republikës së Kosovës, dhe mbi të gjitha – si bursiste Chevening – i bashkohem Mbretërisë së Bashkuar dhe popullit të saj në zi, dhe në kujtimin e trashëgimisë që Ajo la” thuhet në shkrimin e ish-kryediplomates për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth./Indeksonline/