75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Haradinaj-Stublla nga Llapi: Lidhëm besë me llapjanët për Ramushin President

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatët për deputetë mori sot pjesë në disa aktivitete zgjedhore në Komunën e Podujevës.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se përkrahja për Aleancën… po rritet dhe ajo do të jetë forcë përcaktuese për institucionet e reja të Kosovës dhe zgjedhjen e Ramush Haradinajt president.

Programi i Aleancës… në këto zgjedhje, shtoi ajo, po pranohet mirë nga qytetarët në Llap e në çdo pjesë të Kosovës. 

“Plani ynë parasheh që së pari ta sigurojmë secilën pjesë të territorit të Kosovës, nga Merdari këtu e deri në Jarinjë në Veri dhe Kullë në kufi me Malin e Zi.  Këtë do ta bëjmë duke e forcuar ushtrinë tonë, ku janë të rreshtuar një pjesë e mirë e qytetarëve nga Podujeva, e duke e hapur atë edhe për diasporën tonë, duke krijuar kuota të caktuara që ata të përfshihen në ushtri”, është shprehur ajo.

“Si Aleancë… në këto zgjedhje do të jemi përcaktues në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Dhe prioritet yni kryesor për vitet e ardhshme do të jetë anëtarësimi në NATO, për ta sjellë uniformën e NATO-së këtu në Merdar e kudo tjetër në Kosovë, për t’i dhënë përgjithmonë siguri Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Haradinaj Stublla, duke shtuar: “Sot lidhëm besë me llapjanët për Aleancën… e Ramushin president”.

No description available.
No description available.

No description available.