75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj-Stublla nga Lybeniqi: Bashkë do ta bëjmë Ramushin President

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla mori përkrahje në Lybeniq të Pejës.

“Mbështetja juaj për kauzën tonë, kauzën time për një Kosovë të fortë, është burimi i energjisë së pashtershme për punë të pandalur në lartësimin e Kosovës”. 

“Jehona e zëri tuaj do të mbulojë Prishtinën e do të gjëmojë tej kufijve tanë, se kemi vendosur bashkë ta bëjmë Ramushin President, për t’i dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të na ngadalësuar në rrugën tonë demokratike”, tha ajo para mbështetësve të shumtë të Aleancës, ku të pranishëm ishte edhe figurat të rëndësishme të Aleancës, Daut Haradinaj, Ali Berisha, Rrustem Berisha etj.

“Lybeniqi im, ka ardhur koha të ju sjellim drejtësinë për masakrat plagët e të cilave ende dhembin. Kjo arrihet me një Kosovë akoma më të fortë, me secilin prej nesh krah gardianit të Kosovës, Ramushit”.

“Përtej votës, mbështetja juaj është besëlidhje. Faleminderit prej zemrës”.