75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Haradinaj-Stublla nga Peja: Ju po e bëni Kosovën me President e Komandant Suprem

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës në Pejë, ku kishte një përkrahje masive për Ramushin President.

“Me mbështetjen tuaj sot, me përkrahjen masive për Ramushin President, ju po e plotësoni boshllëkun në krye të Ushtrisë sonë, duke ia dhënë asaj Komandantin Suprem më të përgatitur që ka pasur ndonjëherë”, u shpreh ajo, teksa ka ndarë momente të veçanta me qytetarët e Pejës, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre për shefen e diplomacisë kosovare.