Haradinaj-Stublla: Njohja e Izraelit dhe kjo ceremoni do të jetë dëshmi për dekadat që do vijnë

Në një ceremoni virtuale ministrja e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasi u formalizua njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli, tha se Izraeli po bëhet vebndi i 117 që njeh Kosovën dhe se populli i Kosovës nuk do ta harroj asnjëherë ndihmën që i bëri ky shtet kur kishte më së shumti nevojë në vitin 1999. Njëjtë dikur theksoi Haradinaj se kishin vepruar edhe kosovarët duke hapur dyert për hebrenjtë që ishin të përndjekur gjatë luftës së Dytë Botërore.
“Ne e mbajmë mend se si Izraeli hapi dyert për kosovarët e po ashtu jemi krenarë që kosovarët kanë hapur dyert për izraelit gjatë luftës së Dytë Botërore. Ne jemi të lumtur dhe krenarë për bashkëpunimin që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi gjithmonë mirënjohës ndaj Amerikës”, tha Haradinaj-Stublla.
Ajo ka thënë se nga kjo ceremoni iu bën thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.
“Kjo ceremoni është dëshmi për dekadat që do të vijnë. Duke e nënshkruar këtë marrëveshje, kjo hap një horizont të ri. Sot e kemi shkruar me shkronja të arta për një të ardhmen më të mirë”tha ajo.
Ndërsa iu ka bërë ftesë kompanive izraelite që të vijnë e të investojnë në Kosovë.