75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Haradinaj-Stublla: Ose t’i hiqet Kosovës presioni për Asociacionin, ose t’i shtojnë Serbisë presionin për njohje

Ish-shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se nuk mjafton që të ketë vetëm sanksione ndaj Serbisë dhe Vuçiqit.

Në një prononcim në RTK, Haradinaj-Stublla ka shtuar se ose duhet që ndërkombëtarët të heqin presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit, ose duhet t’i shtojnë presionin Serbisë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Vendosja e sanksioneve ndaj Vuçiqit e Serbisë nuk është e mjaftueshme për të sjellë barazi e drejtësi mes palëve: ose duhet të hiqet presioni i Asociacionit mbi Kosovën ose duhet të shtohet presioni i njohjes mbi Serbinë!” ka thënë Haradinaj-Stublla.

Ky është prononcimi i plotë i saj: