Haradinaj-Stublla pas takimit me ministrin grek: Do të punojmë me kujdes për njohje nga ky shtet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Meliza Haradinaj-Stublla, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek Nikos Dendia.
Ajo ka thënë se ministri grek ka ardhur me një mesazh shumë të mirë që marrëdhëniet tona po thellohen jo vetëm në drejtimin e integrimit evropian.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën sepse sot e presim ministrin e Jashtëm grek s, i cili vjen me një mesazh shumë të mirë që marrëdhëniet tona po thellohen jo vetëm në drejtimin e integrimit evropian, por edhe marrëdhënieve dypalëshe Greqisë dhe Kosovës”.

Haradinaj-Stublla më tej ka shtuar se të dy vendet tashmë kanë një mik të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj sipas saj, Kosova duhet që të punojnë me kujdes që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej dhe të arrihet deri te njohja nga ky shtet.
“Ju e dini që Greqia ka qenë ndër shtetet mos njohëse ka qenë shteti që ka përkrahë dialogun në drejtim të përkrahjes së Kosovës drejt liberalizimit të vizave”.

“Tashmë që kemi një mik të përbashkët ShBA-në dhe marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej në udhëheqjen drejt finales e cila është njohja dhe po punojmë me kujdes në këtë drejtim”./IndeksOnline