75 Mall Live Search
11:44 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / A. M.

Haradinaj-Stublla për vizitën e mundshme të Vuçiqit në Kosovë: Nuk realizohet!

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar raportimet se një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, nuk do të realizohet në Kosovë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, e pare e MPJ-së ka treguar se Vuçiq dhe zyrtarët nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar përcjellje.

“Po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet” ka thënë ajo.

Ndryshe, Vuçiq të enjten i kishte dërguar kërkesë  institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vizitën në Kosovë.

Edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq, ishin pjesë e kësaj kërkese. /Indeksonline/