Haradinaj-Stublla pret në takim ambasadorin austriak, Koha e fundit që Serbia të tregoj seriozitet, sepse rruga e saj për BE kalon nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z.Christoph ëeidinger.
Kryediplomatja ka njoftuar se në takim është folur për dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet austriake në vend.
“Pas vizitës zyrtare në Vjenë, kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z.Christoph Weidinger.Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë, ku theksova nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Washington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar, dhe tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt BE-së – rrugë e cila kalon nëpër Kosovë! Në rrafshin bilateral u zotuam të forcojmë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë ” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim./Indeksonline/
