22:36 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Haradinaj-Stublla: S’çuditem pse i kemi punët kështu si shoqëri, shantazhuesit po flasin për marrëdhëniet Kosovë – Izrael

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas komentimeve të shumta për marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se nuk çuditet pse i kemi punët kështu si shoqëri sepse shantazhuesit e shpifësit nën petkun e analistit marrin guximin dhe vetëbesimin të flasin për dinamika gjeostrategjike, si për marrëdhënie diplomatike Kosovë – Izrael.

Po sahtu ajo tha se debati për këtë temë ka filluar në drejtim të gabuar nga jokompetentët, e po vazhdon të trajtohet nga padijësit.

Postimi i plotë:

Kur disa hiçasgjësh prej shantazhuesish e shpifësish nën petkun e analistit marrin guximin dhe vetëbesimin të flasin për dinamika gjeostrategjike si për marrëdhënie diplomatike Kosovë – Izrael dhe atë në debate televizive, nuk çuditem pse i kemi punët kështu si i kemi si shoqëri.

Debati për këtë temë ka filluar në drejtim të gabuar nga jokompetentët, e po vazhdon të trajtohet nga padijsit (me përjashtime).