Haradinaj-Stublla shkruan për pasojat serioze për sigurinë në veri të Kosovës si rezultat i dialogut të padefinuar

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka shkruar sot për pasojat serioze për sigurinë në veri të Kosovës si rezultat i dialogut të padefinuar.
Haradinaj-Stublla ka thënë se ende nuk kemi kufi të funskionalizur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011.
“Ende nuk kemi liri të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për qarkullim të përgjithshëm – pavarësisht se në vitin 2014 është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit – duke mundësuar kështu mbajtjen/izolimin e enklavave ilegale serbe pa bashkëpunim me autoritetet e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.