Haradinaj – Stublla: Shoqata “Vatra” ka punuar fort për të na lidhur përjetësisht me mikun tonë, ShBA-të

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, sot ka realizuar një takim me anëtarë të Shoqatës “Vatra”, shtëpisë botuese të shqipëtarëve në Amerikë.
Ajo ka thënë misioni i kësaj shoqate ishte i pandalshëm, edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot.
Ky është postimi i plotë i saj:
Shoqata “Vatra”ndër dekada ka qenë shtëpi e shqiptarëve në Amerikë, dhe ka punuar fort për të na lidhur përjetësisht me mikun tonë, ShBA-të.
Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot.
Me të falat e ngrohta nga atdheu, falënderova nga zemra kryesinë e shoqatës “Vatra” në Nju Jork, dhe përfaqësuesit e “Vatrës” që erdhën nga Michigan, për të gjithë punën e palodhshme që bëjnë për të fuqizuar rolin shqiptar në ShBA, duke na dhënë siguri për miqësinë e përhershme me Amerikën.
Historia na ka treguar se vetëm të bashkuar do dalim fitimtarë, dhe kështu do të qëndrojme para çdo udhëkryqi, bashkë dhe të fortë.