Haradinaj- Stublla: Shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e punës time në Jerusalem

Ish- minstrja Meliza Haradinaj- Stublla i është gëzuar hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Haradinaj- Stublla thotë se shpifësit ia ja pamundësuan kurorësimin e kësaj pune, ku edhe ishte planifikuar prania e saj atje, shkruan IndeksOnline.
“‘Edhe pse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tone”, ka theksuar ajo.