75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla: Sulmi i 11 shatorit, ndër aktet më qyqare që goditen botën demokratike

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Ajo, ka vlerësuar se sulmi terrorist në SHBA, në “World Trade Center” në dhe Pentagon, ishte ndër aktet më qyqare që goditën botën demokratike, por nuk e mposhtën atë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse të rrënuara nga humbjet e mijëra jetëve atë ditë, nga ato rrënoja përçuan dhe njëherë mesazhin që themelet e tyre mbesin të palëkundura në ndërtimin e një bote demokratike për të gjithë”, tha kryediplomatja Haradinaj Stublla.

Displaying Perkujtohet 11 shtatori 2001.jpg

Ngjarjet tragjike që ndodhen më 11 shtatori 2001 në Shtetet e Bashkuara, sipas ministres Haradinaj- Stublla, ndryshuan përgjithmonë kursin e botës, dhe prej asaj dite, bota demokratike doli më e fortë se kurrë dhe e tillë është edhe sot.

Ministrja e Jashtme tha se Kosova mbetet partnere e përkushtuar e aleancës globale kundër terrorizmit dhe mëse e vendosur në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike si edhe idealeve të lirisë mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

“Në kujtim të viktimave të asaj dite, Kosova qëndron gjithmonë pranë dhimbjes dhe fitoreve të miqve të saj – Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Haradinaj-Stublla.