75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla takohet me deputetët e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, dakordohen për thellim bashkëpunimi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në një takim pune kryesuesen e Komisionit parlamentar për punë të jashtme deputeten Time Kadriaj si edhe dy anëtarët deputete, Ariana Musliu-Shoshi dhe Fidan Jilta.

“I njoftova hollësisht deputetet për punën e deritashme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke diskutuar për të gjitha aspektet e fushëveprimit diplomatik të Kosovës dhe planet për fuqizimin e agjendës sonë shtetërore”, tha Haradinaj-Stublla, transmeton Indeksonline.

Ministrja theksoi se janë dakordaur për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të avancimit të interesit shtetëror të Kosovës në përfaqësimin jashtë vendit./Indeksonline/