15:27 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Haradinaj Stublla, takon ambasadoren e Maqedonisë Veriore: Jemi të interesuar për raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit

Kosova ka raporte të shkëlqyera me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e interesuar për raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

Këtë mesazh e ka përcjellur gjatë ditës së sotme ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin e parë zyrtar me Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi, të cilës i ka uruarmirëseardhje e suksese në punën e saj në Republikën e Kosovës.

“Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik, politik, në fushën e arsimit e kulturës, për të cilat do të punojmë së bashku me Ambasadoren e nderuar znj. Jusufi.Kosova ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e tyre në NATO dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për ne, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.