75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla takon të parin e Preshevës: Gjendja e shqiptarëve në Serbi është alarmante!

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kryediplomatja ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Serbi është alarmante.

Ministrja i ka ofruar Arifit përkrahje në shumë projekte të shqiptarëve në Serbi.

“Ata diskriminohen në baza etnike, u cungohen të drejtat, jeta dhe perspektiva e së ardhmes. Kërkesa legjitime për ndaljen e fushatës sistematike të depopullimit përmes pasivizimit të adresave në Medvegjë duhet të ngritet deri në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

Në vijim të takimeve të vazhdueshme me bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë në Serbi, pata kënaqësinë të mikprisja sot Kryetarin e Komunës së Preshevës Z. Shqiprim Arifi.

Diskutuam për modalitetet rreth angazhimeve të dy qeverive për fondin e përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Serbi, që do të përkrahë projekte të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe komunave në fushën e arsimit, aftësimit profesional, trashëgimisë kulturore dhe nxitjes shkencore, dhe funksionalizimit të Zyrës për Luginën në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Agjenda e Kosovës dhe shqiptarëve kudo janë nuk do të mund të pengohet nga konspiracionet apo retorika mesjetare” shkruan në njoftim minitrja Haradinaj-Stublla./Indeksonline/