Haradinaj-Stublla: Thirrje bashkëkombësve në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Mal të Zi, që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit.
Haradinaj-Stublla tha se këto zgjedhje duhet bashkuar të gjithë shqiptarët pa dallim, në rrugën e përbashkët Euro-Atlantike, transmeton Indeksonline.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit. Këto zgjedhje të bashkojnë të gjithë shqiptarët pa dallim, në rrugën tonë të përbashkët Euro-Atlantike????”, shkroi ajo./Indeksonline/