Haradinaj-Stublla uron Arbnoren për hyrjen në Guinness

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Arbnore Fejza-Idrizin për hyrjen në Guinness për formimin e flamurit më të madh në botë të Kosovës me origami, shkruan IndeksOnline.
Ajo falenderoi atë dhe studentët nga Skenderaj që janë ambasadorë të Kosovës.
“ARBNORA E KOSOVËS NË GUINNESS
Urime znj.Arbnore Fejza-Idrizi për një tjetër rekord e një tjetër arritje tuajen, për një tjetër dhuratë të përzemërt për Kosovën tonë të dashur dhe lartësimin e imazhit të vendit! ??
Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga libri i rekordeve “Guinness”! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skenderaj kjo u bë e mundur. Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.
Çdo vepër e mirë, secili gur-origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin tonë. ??”, shkroi ajo./IndeksOnline/