Haradinaj-Stublla uron Tajlandën për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Kosovës i ka uruar popullin dhe institucionet e Mbretërisë së Tajlandës, me rastin e Ditës Kombëtare.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se shefja e diplomacisë kosovare i ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet, i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 24 shtator të vitit 2013, dhe po në të njëjtin vit, më 22 nëntor, të dyja vendet vendosen marrëdhëniet diplomatike.
“Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës – edhe pse gjeografikisht janë të largëta – bazohen në parimet e pandryshueshme të besimit dhe mirëkuptimit, dhe unë besoj fort se lidhja e ngushtë dhe miqësia që ndajmë së bashku, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të të dyja vendeve tona në vitet në vazhdim”.
“Në këtë kohë sfiduese që bota po përballet në një luftë kundër pandemisë COVID-19, përfitoj nga rasti të përcjell urimet më të mira për mirëqenien Tuaj personale, si dhe paqen, shëndetin dhe prosperitetin e vazhdueshëm për popullin mik të Mbretërisë të Tajlandës”, ka thënë Haradinaj-Stublla.