Haradinaj-Stublla vazhdon takimet në SHBA, takohet me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jurkut, Mark Gjonaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon takime të ndryshme. Ajo sot ka takuar në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj-Stublla me këtë rast ka falënderuar Gjonaj për angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan për përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave kombëtare.
Njoftimi i plotë i Haradinaj-Stublla:
Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
E falënderova z. Gjonaj, për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare.
Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduam për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime.