Haradinaj-Stublla vazhdon vizitat në SHBA, ja me kë u takua

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua me Ndihmës Sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, Marie Royce.
Ajo tha se u njoftua zyrtarisht se Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë një platformë të re të shkëmbimit arsimor e kulturor.

Postimi:
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim pune në Ambasadën e Kosovës në Ëashington DC, me Ndihmës Sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, Marie Royce.
Duke shprehur konsideratën e lartë për marrëdhënien e shkëlqyer dhe strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve, u njoftova zyrtarisht se Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë një platformë të re të shkëmbimit arsimor e kulturor.
Vetëm duke avancuar rininë e arsimin, ne ndihmojmë të ardhmen e Kosovës dhe forcojmë urën e miqësisë së fortë me SHBA-të dhe vlerat e përbashkëta që aspirojmë.