12:39 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Haradinaj-Stublla: Vendosja e drejtësisë është nderimi i vërtet për Reçakun

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në 22- përvjetorin e masakrës në Reçak të Komunës së Shtimjes ka thënë se vendosja e drejtësisë është nderimi i vërtetë, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se Reçaku tronditi ndërgjegjen botërore, karshi krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb, në krye me Millosheviqin, po kryente në Kosovë.

Postimi:

VENDOSJA E DREJTËSISË ËSHTË NDERIMI I VËRTETË

Njëzetedy vjet më parë, Reçaku, një fshat i heshtur në zemër të Kosovës, tronditi ndërgjegjen botërore, karshi krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb, në krye me Millosheviqin, po kryente në Kosovë.

Mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999, Kosova dhe bota e mbarë u zgjuan me lajmin e tmerrshëm për vrasjen e 45 civilëve të pafajshëm nga forcat serbe, trupat e pajetë të të cilëve ishin lënë në një rrugë të ngushtë malore jo më larg se 500 metra mbi fshat, krim që e denoncoi para botës heroi i Reçakut, z.William Woker. 

Në përvjetorin e kësaj masakre, nderuam sakrificën sublime të 45 viktimave, e cila i garanton këtij fshati kapitullin e vet të historisë.