14:02 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / A. M.

Haradinaj sugjeron Kurtin dhe Osmanin: Siguroni vaksinat nga SHBA-ja!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, që këta të fundit të sigurojnë vaksinat nga SHBA-ja.

Në një konferencë për media, lideri i AAK-së ka thënë se ai ende nuk e ka marrë vaksinën, edhe pse kishte ofertë nga Tirana zyrtare.

“Unë se kam marrë vaksinën. Në Shqipëri më kanë lut me marr, por jo, se kam marrë. Do të pres kur të vaksionohen 2/3 e popullit. Por nuk e shoh zgjedhje që me shku mjekët, mësuesit e gjithë ne mu vaksionu, duhet t’iu sjellim vaksinat këtu. Duhet me kërku ndihmën e amerikanëve, përpos çka bën Evropa.  Amerika ka një bazë ushtarake dhe ata munden me ndihmu…”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/