Haradinaj: Suksese Bedri Hamzës, jemi të gatshëm për bashkëpunim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Haradinaj i ka dëshiruar suksese në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
Postimi i plotë:
I nderuar z. Bedri Hamza,Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës!
Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.
Me respekt,Ramush Haradinaj./Indeksonline/

