20:18 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj k reaguar pas zhvillimeve të krijuara në pjesën veriore të vendit. Haradinaj është shprehur se me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit, ndërkaq ka shtuar se sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët, ShBA, BE dhe NATO!

Reagimi i plotë:

Me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!

U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO!

Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!