75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / Z S

Haradinaj takim me bashkëatdhetarë në Gjermani- Bashkë do ta bëjmë Kosovën anëtare direkt të NATO-s

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkëatdhetarë.

Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj u shpreh se me t’a ka biseduar për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit.

“Sot, pata nderin të jem me ta dhe të bisedojmë për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj kandidatit tonë për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj, njëherësh anëtar i këtij unioni dhe sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë” shkruan Haradinaj.

May be an image of 12 people, table and text

“Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese anëtare direkt e NATO-s përmes Planit Aksional dhe do ta kthejmë perspektivën për zhvillim ekonomik të vendit”, ka shtuar më tutje Haradinaj./Indeksonline/