Haradinaj: Takimi Kosovë-Shqipëri i suksesshëm
Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministrat e dy vendeve kanë dalë në një konferencë për media.
I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky ishte një takim i suksesshëm ku është arritur dakordimi i 9 marrëveshjeve të përbashkëta.
ai ka thënë se do ecet tutje për unifikimin e tregut.
“Pas përmbylljes së punës së mbledhjes së pestë, ishte një takim i suksesshëm. Kemi arritur dakordim për 9 marrëveshje për përbashkëta. Kemi arritur marrëveshje edhe për ata e si do ecim tutje në një rrugë drejt unifikimit të një tregu. Falënderoj kryeministrin Rama dhe gjithë delegacionin për këtë takim”, ka thënë Haradinaj.
Marrëveshja me Malin e Zi ishte arritje dhe kam besim se do të respektohet. Ky është një obligim i ndërsjellë pasi Mali i Zi nuk është vetëm fqinjë por edhe partneri mirë. Por, nëse marrim çdo vend fqinjë, kemi lidhje të mira infrastrukturore por të dobëta i kemi ato me Malin e Zi dhe do të punojmë shumë në këto.
Është fol shumë për taksën 5 euro në Shqipëri. Kam kërkuar të përfundohet rruga e Kombit dhe kjo i takon Edi Ramës, është një kërkesë legjitime.
Sa i përket Serbisë, nëse do të na njoh mirë, nëse jo atëherë ne nuk do t’i ndalim punët tona. Kjo që deklarojë unë nuk i referohet një personi, por nuk do të ketë ndarje sa ka shqiptarë këtu./Indeksonline/