75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Ademin, premton trajtim meritor për të gjitha komunitetet

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me deputetin Danush Ademi, përcjellë Indeksonline.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitete në vend.

“Me qëllim të rritjes së partneritetit dhe përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim deputetin e komunitetit Ashkali, Danush Ademi, me të cilin biseduam për pozitën dhe angazhimin e tyre në vend. Shpreha përkushtimin tonë, që komuniteti Ashkali dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të kenë trajtim dhe përfaqësim meritor në shoqëri dhe institucionet e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor