75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me ambasadorin Kosnett, bisedojnë për zgjedhje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotshme është takuar me takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tregoi se biseduan për zhvillimet politike dhe zgjedhjet, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramush Haradinajt:

Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona.