Haradinaj takohet me ambasadorin O’Connell, diskutohet për zhvillimet aktuale politike
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim të rregullt me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.
Në këtë takim Haradinaj tha të jetë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë vendin, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim.
RH