11:36 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Apostolovën, tregon se çfarë biseduan!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Shefi i ekzekutivit tregoi se me zyrtaren e BE-së biseduam për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma evropiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, ka shkruar ai. /Indeksonline/