13:52 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Haradinaj takohet me Degën e Aleancës në Mitrovicë, bisedojnë për problemet e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Degën e Aleancës në Mitrovicë.

Me një fotografi të ndarë në Facebook, Haradinaj njoftoi se bashkë me kolegët e partisë atje, diskutuan mbi problemet aktuale në vend.

Haradinaj po ashtu njoftoi se u takua me politologun Nexhmedin Spahiu.

“Në Mitrovicë takova kolegët nga Dega e Aleancës. Bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi, e gjithashtu edhe për aktivitetin e Aleancës në Mitrovicë. Gjithashtu kam takuar edhe mikun tim, politologun dhe publicistin Nexhmedin Spahiu” shkroi ai.